Shtetet e Bashkuara thanë të mërkurën se kanë në plan të rinisin ndihmën ekonomike, zhvillimore dhe humanitare në Palestinë, me një total prej 235 milion dollarësh.

“Kjo përfshin 75 milion dollarë ndihmë ekonomike dhe zhvillimore në Bregun Perëndimor dhe Gaza, 10 milion dollarë në programe për ndërtimin e paqes përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe 150 milion dollarë ndihmë humanitare për Agjencinë e Ndihmës dhe Punëve të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë (UNRWA)”, tha Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken.

Ai shtoi se Uashingtoni po vazhdon programet jetike të ndihmës së sigurisë.

“Ndihma ekonomike përfshin mbështetjen e rimëkëmbjes së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme nga ndikimi i COVID-19, mbështetjen e familjeve të varfra për të hyrë në nevojat themelore njerëzore të tilla si ushqimi dhe uji i pastër dhe duke ndihmuar shoqërinë civile palestineze,” tha Blinken.

Rrjeti i spitaleve në Lindjen e al-Quds, i cili siguron shërbime për palestinezët, do të marrë një pjesë të fondeve, siç deklaroi Blinken “me ndihmë humanitare prej 15 milion dollarësh për të zgjidhur pandeminë COVID-19″.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin shërbimet e UNRWA, përfshirë arsimin për më shumë se 500 fëmijë.

Blinken tha se Shtetet e Bashkuara inkurajojnë “donatorë të tjerë të mbështesin programe dhe aktivitete që punojnë në qëllimin e përbashkët të stabilitetit dhe përparimit si për izraelitët dhe palestinezët.”

Ish-Presidenti i SHBA Donald Trump ngriu ndihmat për Palestinën si pjesë e përpjekjes së tij për të bindur palestinezët të negociojnë planin e tij të propozuar për t’i dhënë fund konfliktit Izraelito-Palestinez.

Palestinezët e refuzuan me vendosmëri propozimin për shkak të bollëkut të koncesioneve për Izraelin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re