Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, theksoi se me Turqinë dëshirojnë vazhdimin e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit.

Në një postim nga llogaria në Twitter, Blinken njoftoi se në Bruksel ku ndodhet për shkak të mbledhjes së ministrave të Jashtëm të NATO-s, është takuar me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu.

“Me aleatin e NATO-s, Turqinë dëshiroj vazhdimin e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit”, deklaroi Blinken.

Pasi vuri në dukje se në bisedë ka transmetuar mbështetjen për bisedimet konsultative mes Turqisë dhe Greqisë, sekretari Blinken njoftoi se në të njëjtën kohë kanë vënë theksin mbi rëndësinë e demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re