Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken tha se shpresojnë që “pauza humanitare” e arritur me Hamasin të zgjatet dhe se do të vazhdojnë diskutimet e detajuara me qeverinë izraelite për rrugën që duhet ndjekur në Rripin e Gazës.

Blinken, i cili erdhi në Izrael në kuadër të turneut të tij në Lindjen e Mesme, u prit nga presidenti izraelit, Isaac Herzog.

Në një deklaratë para takimit, Herzog tha se “përpjekjet po vazhdojnë për lirimin e të burgosurve që mbahen nga Hamasi” dhe falënderoi SHBA-në për mbështetjen e saj në këtë proces.

Blinken tha se të burgosurit janë përsëri me familjet e tyre falë marrëveshjes për shkëmbimin e të burgosurve midis Izraelit dhe Hamasit. Ai theksoi se marrëveshja e arritur mundësoi dërgimin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës së bashku me lirimin e të burgosurve.

“Ky proces po jep rezultate. Kjo është e rëndësishme dhe ne shpresojmë se do të vazhdojë. Në të njëjtën kohë, pres me padurim diskutime të hollësishme me qeverinë izraelite për rrugën që duhet ndjekur në Gaza”, shtoi Blinken.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re