Eksperti i Sigurisë, Adrian Shtuni, në një intervistë me gazetarin e Vizion Plus, Aleksandër Furxhi, në edicionin qëndror të lajmeve foli lidhur me mesazhin e vizitës së Antony Blinken në Shqipëri.

Që në momentin që është konfirmuar vizita e sekretarit amerikan të shtetit në Tiranë, Antony Blinken kanë vërshuar analizat lidhur me këtë vizitë, që nga shfaqjet lidhur me sigurinë dhe stabilitetin në rajon apo falenderimi për pozicionimin e Shqipërisë në rajon e arenën ndërkombëtare, sipas jush përse vjen Blinken në Tiranë?

 “Kjo është një vizitë e një rëndësie të veçantë, një vizitë e rëndësishme për Shqipërinë, një vend që SHBA e konsiderojnë si partner të rëndësishmëm bilateral por edhe një partner i rëndësishëm kur vjen puna tek stabiliteti në Ballkan. Një aleat që është i besueshëm, i qëndrueshëm edhe tek përballja me sfidat globale. Është një vizitë që për mendimin tim, pikë së pari, është një shenjë vlerësimi për Shqipërinë, për atë që ka bërë në arenën ndërkombëtare duke bashkëpunuar në mënyrë të shkëlqyer me SHBA në Këshillin e Sigurimit gjatë 2023 dhe mendoj se do të jetë një shenjë vlerësimi për përkrahjen që Shqipëria i ka dhënë sfidave të Ukrainës, por edhe përballjen me problemin e refugjatëve afganë që Shqipërinë ka qenë mikëpritëse për ta”, tha ai. “Mendoj që do të ketë shumë mesazhe”, shtoi ai.

Blinken vjen nesër në Tiranë dhe është hera e gjashtë që një sekretar amerikan viziton Shqipërinë në këto 33 vite dhe ka një koicidencë, pasi vizita e fundit ka qenë me 15 shkurt të tetë viteve më parë. Blinken nuk është i mirëpritur në Tiranë nga pjesa e opozitës që është pranë Berishës, si duhet lexuar kjo vizitë në këtë lloj prizmi?

“Kjo është një vizitë që për mendimin tim është eksluzivisht vizitë e përfaqësuesi të lartë të SHBA që do të takohet me presidentin dhe kryeministrin e vendit, nuk është në planin partiak që mund të ketë preferenca dhe mund të ketë pakënaqësi. Ajo është gjëja e tyre se di duan ta mendojnë këtë gjë. Kjo është një vizitë e rëndësishmë sepse edhe njëherë nënvizon rolin e qartë që SHBA i japin Shqipërisë në vlerësimin e punës që bën”, tha ai.

Në Tiranë, opozita pretendon se çështja “McGonigal” e ka dëmtuar qeverinë e Shqipërisë, veçanërisht kryeministrin Rama, çfarë mund të thoni ju lidhur me këtë pretendim të opozitës?

“Unë mendoj që McGonigal është dënuar tashmë për një nga gjykimet që kishte, gjykimi tjetër është në Uashington në datë 16, duhet të presim se çfarë do të jetë epilogu e atij gjykimi dhe çfarë vendimi do të merret nga gjykata. Mendoj që ka pasur një farë, nuk di si ta quaj, nëse është dëmtim, sidoqë të jetë, mendoj se ka pasur një lloj shqetësimi”, theksoi ai.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re