Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka zhvilluar vizitën e tij të parë zyrtare në Tiranë ditën e sotme, 15 shkurt.

Së bashku me kryeministrin Rama, Blinken ishte i pranishëm te Piramida e Tiranës në një takim me të rinjtë shqiptarë që kanë përfituar nga programet edukative të vendit mik dhe që sot luajnë një rol thelbësor në forcimin e marrëdhënieve të Shqipërisë me SHBA.

Lexo edhe :Related Posts

Ai shprehu mirënjohje për mirëpritjen qëi  është bërë në Shqiëpri, të cilin e quajti vend ii Shqiponjave.

Blinken: Ju falenderoj për një mirëpritje të ngrohtë në vendin e Shqiponjave. Nuk mund t’ju shpjegoj se sa mirënjohës jam. Është një moment i rëndësishëm dhe vlerësim për punën tuaj për të forcuar marrëdhëniet mes vendeve tona. Jam i lumtur që jam sot me ju. Ky vend (Piramida) sot është mbushur me dritë dhe gjallëri, është një simbol i fuqishëm i të ardhmes dhe të tanishmes, të marrëdhëniesve të SHBA-së me Shqipërinë, ku shqioptarët mësojnë se si të jetojnë në SHBA. Kjo ndërtesë u bë me investimin e fondit shqiptaro-amerikan. Ju mund të shikoni optimizmin për të ardhme, të ardhmen e integruar me Evropën.

Sekretari Amerikan deklaroi se kapërcimi i Shqipërisë në botën e re nuk ishte i thjeshtë. Ai tha se të rinjtë janë thelbësorë për të transformuar të ardhmen e Shqipërisë.

Blinken: Të rinjtë janë thelbësorë për të transformuar të ardhmen e Shqipërisë. Para se të vija këtu, isha në ambasadën tonë dhe u takova me disa fmailje afgane që ndodhen në Shqipëri. Udhëtimi i tyre nuk do të ishte i mundur pa ndihmë ne Shqipërisë. Nuk është vetëm fakti që ju po i prisni ata me krahët hapur, por edhe mënyra si po i mirëprisni që është shumë e rëndësishme./ 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re