Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka reaguar në ‘X’ pas vizitës në Tiranë, duke thënë se SHBA mbështet Shqipërinë në procesin e anëtarësimit në BE.

Blinken shkruan gjithashtu se Shqipëria ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Me kryeministrin Edi Rama diskutova bashkëpunimin tonë për të avancuar stabilitetin rajonal, mbrojtjen kibernetike dhe reformën gjyqësore”, shkruan Blinken.

 

The United States is committed to supporting Albania on its path to EU accession and in fighting corruption and organized crime. Prime Minister @EdiRama and I discussed our cooperation to advance regional stability, cyber defense, and judicial reform. pic.twitter.com/sjAger4JxR

— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) February 15, 2024

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re