Skip to content

Blinken pas takimit me Çavushoglun mesazh për “vazhdimin e koordinimit”

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken pas takimit me ministrin e Jashtëm turk Mevlüt Çavushoglu dha mesazhin për vazhdimin e koordinimit me Turqinë për Ukrainën, Sirinë dhe shumë çështje të tjera.

Blinken bëri një postim nga llogaria e tij zyrtare në Twitter, pas bisedës që zhvilloi në Washington me Çavuşoğlun në kuadër të Takimit të 2-të të Mekanizmit Strategjik Turqi-SHBA.

“Në kuadër të Mekanizmit Strategjik me Çavushoglun diskutuam për shumë çështje të rëndësishme. Pres me padurim vazhdimin e koordinimit për përgjigjen e NATO-s ndaj luftës pa arsye të Rusisë kundër Ukrainës, për Sirinë dhe në shumë çështje të tjera”, tha Blinken.

Sekretari Blinken në postimin e tij paraqiti edhe fotografi të shkrepura gjatë takimit.
Burimi: AA