Pak orë para vizitës së parë në Shqipëri, të sekretarit amerikan të Shtetit, deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji thotë se Blinken është pasurim i traditës tonë  pro amerikane.

Sipas tij, një vizitë e këtij niveli është mirë për jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjitha shqiptarët që ndodhen në rajon.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Salianji shkruan se ky raport special e i ngrohtë që Shqipëria ka  me SHBA është në radhe të parë meritë e qytetarëve dhe më pas e politikanëve.

“Është mirë për Shqipërinë e për shqiptaret, në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal i Zi e kudo, sa herë një zyrtar i lartë amerikan viziton Tiranën.

Duhet të jemi krenar për aleancën që kemi me SHBA, për këtë pozicionim në anën e drejtë të historisë , kjo mbi të gjitha vjen nga sentimenti e orientimi i shoqërisë, i njerëzve i kombit që ka rrokur në masë dërrmuese vlerat perëndimore.

Raporti special e i ngrohtë që kemi me SHBA është në radhe të parë meritë e qytetarëve, më tej e politikanëve”, shkruan deputeti demokrat.

Teksa kujton vizitat e tjera të sekretarëve amerikanë të Shtetit, deputeti i PD thekson se vizita e Blinkenit në Shqipëri ‘pasuron këtë traditë të çmuar, dhe e veçon Tiranën tonë si qendër e rëndësishme në rajon, e pikë kyçe e partneritetit strategjik’.

Sipas tij, marrëdhëniet mes SHBA dhe Shqipërisë duhen ushqyer në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa siç shkruan Salianji, “kemi detyrën ta ngremë Shqipërinë në stadin e një vendi normal demokratik”.

“Jam i bindur se këto marrëdhënie nuk duhen marre asnjëherë si të mirëqena, ato duhen ushqyer vazhdimisht. Ajo që lypset ne të bëjmë në këtë drejtim është jo e lehtë. Më së pari, kemi detyrën ta ngremë Shqipërinë në stadin e një vendi normal demokratik, ku respektohen të drejtat e njeriut, ku luftohet korrupsioni, ku mbahen zgjedhje të lira e të ndershme, ku pushtetet janë të ndara e ku qeveria kontrollohet e jep llogari. Në këtë mënyre ne tregohemi në të vërtetë pro-amerikanë dhe meritojmë mbështetjen e shtetit më të rëndësishëm të globit”, mbyll reagimin e tij deputeti i PD, Ervin Salianji.

Kujtojmë që Sekretari Blinken do të qendrojë në Shqipëri që nga ora 11:00 paradite se datës 15 shkurt deri në 7-8 në mbrëmje dhe gjatë vizitës do të ketë takime me Presidentin Bajram Begaj dhe me Kryeministrin Edi Rama, si edhe do të dalë para medias me zotin Rama.

Reagimi i plote:

Blinken, pasurim i traditês tonë pro-amerikane

Eshtë mirë për Shqipërinë e për shqiptaret, në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal i Zi e kudo, sa herë një zyrtar i lartë amerikan viziton Tiranën.
Duhet të jemi krenar për aleancen që kemi me SHBA, për këtë pozicionim në anën e drejtë të historisë , kjo mbi të gjitha vjen nga sentimenti e orientimi i shoqerisë, i njerezve i kombit që ka rrokur në masë derrmuese vlerat perendimore.

Raporti special e i ngrohtë që kemi me SHBA është në radhe të parë meritë e qytetarëve, më tej e politikanëve.

Ka qënë lajm i mire për ne kur erdhi Colin Powell, Madeleine Albright, John Carry, Hillary Clinton, dhe ngjarje kulminante vizita e George Bush, ku u pohua ajo që ndodhi pak më vone, pavaresia e Kosovës.

Mberritja e Antony Blinken pasuron këtë traditë të çmuar, dhe e veçon Tiranen tonë si qender e rendesishme në rajon, e pikë kyçe e partneriterit strategjik.

Jam i bindur se këto marrëdhenie nuk duhen marre asnjeherë si të mireqena, ato duhen ushqyer vazhdimisht. Ajo që lypset ne të bejme në këtë drejtim është jo e lehtë. Më së pari, kemi detyren ta ngremë Shqiperine në stadin e një vendi normal demokratik, ku respektohen të drejtat e njeriut, ku luftohet korrupsioni, ku mbahen zgjedhje të lira e të ndershme, ku pushtetet janë të ndara e ku qeveria kontrollohet e jep llogari. Në këtë menyre ne tregohemi në të vertetë pro-amerikanë dhe meritojmë mbeshtetjen e shtetit më të rendesishëm të globit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re