Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka akuzuar Rusinë se po minon depozitimin e drithërave, duke përdorur urinë si armë lufte dhe përfituar nga varfëria e shkaktuar në botë.

 

Blinken komentoi gjithashtu takimin e presidentin rus me udhëheqësin e Koresë së Veriut, duke theksuar se ky bashkëpunim mes dy vendeve shkel një sërë pikash të rezolutës së Këshillit të Sigurimit.

 

“Jo vetëm që Putin doli nga kjo marrëveshje por tashmë Rusia po minon vend depozitimet e drithërave. Si rezultat, transporti mund të ulet me 2 milionë metër ton dhe është ekuivalente e 5 miliardë e gjysmë feta buke në botë. Rusia po e bën këtë. Sa më e uritur të jetë bota, aq më shumë përfiton Moska.

 

Rusia po përdor dronë iranianë për të sulmuar Ukrainën, duke shkelur rezolutën 2231 kundër Iranit. Së fundmi, Rusia në fakt bëri një takim me përfaqësuesin e Koresë së Veriut. U shpreh se kishte mbështetjen e plotë për luftën e agresionit të Rusisë. Bashkëpunimi mes Moskës dhe Phenianit do të shkelte një sërë rezolutash të këtij këshilli”, tha ai.

 

Ai nënvizoi se Putin vazhdon të vërë baste në bazë të dhunës, duke shkaktuar vuajtje.

 

“Pra janë vende të cilat vazhdojnë të kundërshtojnë atë çfarë përfaqëson KS. Putin vazhdon të vërë baste, nëse vazhdon me dhunën, nëse mund të shkaktojë vuajtje tek mjaftueshëm, bota do të heqë dorë nga parimet dhe Ukraina do të ndalet së mbrojturi veten”, shton ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re