Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken deklaroi se Shqipëria po sheh frytet e reformës së drejtësi, për të cilën tha se nuk ishte e lehtë të arrihej.

Ai nënvizoi se zhvillimet e drejtësisë në fund dhe përfundimi i anëtarëve të bandave kriminale pas hekurave tregon funksionimin e kësaj reforme, për të cilën nënvizoi se mbështetja e SHBA do të vijojë.

Lexo edhe :Related Posts

“Kryeministri e unë kemi diskutuar gjithashtu se si t’i bëjmë institucionet demokratike të Shqipërisë më llogaridhënëse ndaj shiptarëve sepse reforma e drejtësisë nuk ka qenë e thjeshtë, por kemi nisur të shohim rezultate siç e diskutuam me kryeministrin. Sot kam pasur mundësinë të takohem me prokurorë e gjyqtarë që po e drejtojnë reformën.

Është e rëndësishme që anëtarë të krimit të organizuar janë duke përfunduar në gjykata. Ne do vazhdojmë ta mbështesim Shqipërinë në këto hapa që janë tejet të rëndëishme për anëtarësimin në BE dhe është ajo që populli shqiptar meriton”, tha ai.

Ai theksoi se dizinformimi është po ashtu një element që dëmton demorkacionë e vendit, për të cilin po punohet për ta evituar përmes mjeteve të nevojshme.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re