Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken do të qëndrojë sot më shumë se tetë orë në Tiranë në një vizitë ku pritet të takohet me Presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama si dhe do të mbajë një konferencë të përbashkët për shtyp me kreun e qeverisë në orët e pasdites.

Blinken po ashtu do të takohet edhe me përfaqësuesit e ambasadës amerikane në Tiranë, si dhe do nënshkruhet një Memorandum Mirëkuptimi mbi Shkëmbimin Akademik Fulbright dhe një Memorandum Mirëkuptimi mbi Kuadrin për Kundër Manipulimit Informativ të Shtetit të Huaj në Tiranë, Shqipëri.

Lexo edhe :Related Posts

Në axhendën e Blinken nuk është parashikuar asnjë takim me krerët e partive opozitare. Ndonëse është përfolur shumë në media, ende jo zyrtar, mbetet një takim i mundshëm me kreun e SPAK, Altin Dumani.

Agjenda e plotë:

Sekretari Blinken është në udhëtim në Shqipëri dhe Gjermani nga 14-17 shkurt 2024.

Ora 13:35 Blinken zhvillon një takim dhe përshëndet me punonjësit e Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe anëtarët e familjes në Tiranë, Shqipëri.

Ora 14:15 Blinken takohet me aplikantët afganë për vizë emigruese speciale në Tiranë, Shqipëri.

Ora 15:05 Sekretari Blinken takohet me Presidentin shqiptar Bajram Begaj në Tiranë, Shqipëri.

15:35 Sekretari mban fjalime në një aktivitet të të rinjve dhe të diplomuarve me temë “ Festojmë të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri” në Tiranë, Shqipëri.

Ora 16:15 Blinken takohet me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Tiranë, Shqipëri.

Ora 17:55 Sekretari merr pjesë në një ceremoni nënshkrimi për një Memorandum Mirëkuptimi mbi Shkëmbimin Akademik Fulbright dhe një Memorandum Mirëkuptimi mbi Kuadrin për Kundër Manipulimit Informativ të Shtetit të Huaj në Tiranë, Shqipëri.

Ora 18:10 Blinken dhe kryeministri shqiptar Edi Rama mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi në Tiranë, Shqipëri./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re