Kryetari i PR, Fatmir Mediu ka komentoi jashtë Parlamentit vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit në Tiranë, të cilën e ka cilësuar një vizitë të një rëndësie të veçantë.

Mediu është pyetur nga gazetarët për faktin që Blinken nuk do të zhvilloj takime me përfaqësues të opozitës, për të cilën tha se “kur një zyrtar i këtij kalibri viziton vendin, nuk flitet më për palë në politikën e brendshme, por për Shqipërinë.”

“Tregon marrëdhëniet e forta me Shqipërinë, dhe këtu nuk flitet për palë më kur vjen Sekretari i Shtetit, këtu flitet për Shqipërinë”, u shpreh ai.

Fatmir Mediu: Axhendën e Blinken e bën DASH. Është një vizitë e një rëndësie të veçantë, sidomos për situatën kritike që ka rajoni. Tregon marrëdhëniet e forta me Shqipërinë, dhe këtu nuk flitet për palë më kur vjen Sekretari i Shtetit, këtu flitet për Shqipërinë. Nuk mendoj se duhet të ketë interpretime të ngushta politike se sepse do të ishte e papranueshme me një partneritet siç është SHBA.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re