Kryeparlamentarja, Lindita Nikolla, ka publikuar një deklaratë zyrtare ku njofton se ishte anulluar mbledhja e Këshillit të Mandateve e cila kishte si kryetemë shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e mandatit të deputetit socialist, Alqi Bllako.

Pas dorëzimit të dorëheqjes së Bllakos nga mandati i deputetit, Nikolla njofton se nuk ishte më e nevojshme mbledhja e Këshillit pasi deputeti socialist kishte hequr dorë nga mandati i tij.

Kjo i hap rrugë, veprimeve të SPAK për arrestimin e Alqi Bllakos i cili akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv të zyrtarëve shtetërorë lidhur me inceneratorin e Fierit.

Deklarata e Plotë e Kuvendit:

Në mbështetje të Urdhërit nr. 24, datë 30.03.2022, të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla “Për anullimin e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin”, mbledhja e Këshillit nuk do të zhvillohet.

Deputeti Alqi Bllako ka depozituar në Kuvend deklaratën për heqjen dore nga madadti i deputetit me vullnet të dhe për rrjedhojë Kuvendi nuk mund të vazhdojë procedurat për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit Alqi Bllako.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re