Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka zbuluar detaje të reja lidhur me arrestimin e ish deputetit, Alqi Bllako. Hoxha tha se Bllako kishte garanci se nuk do të arrestohej dhe se në momentin që kishte parë lajmin për urdhër arrest kishte qenë i ulur në një lokal.

Ndër të tjera, Hoxha zbuloi se Bllakon e kishte shoqëruar vëllai i tij gjatë momentit kur u dorëzua në drejtorinë e policisë.

Gazetari Investigativ, Artan Hoxha: Unë po kërkoja se ku mund të ishte Alqi sepse kisha informacione se ai së bashku me një person të afërt të tij ndodhej në Currila, në Durrës. SPAK-u thotë: në datën 30 e ka njoftuar Bllakon.

Bllako vetë nuk e besonte se do shkonin ta arrestonin. Ai ka qenë në lokal kur ka dalë lajmi. Ishte i bindur se nuk do i vinte lajmi për arrestimin e tij. Kush ja ka dhënë garancinë? Ata që i kanë thënë të mos e vrasë mendjen se nuk do dilte urdhër arresti. Kur e pa lajmin u çua nga kafja ku ishte ulur.
Tani, kur u dorëzua ishte me vëllain e vet. E ka çuar vëllai në polici. Tani nuk dihet nëse ka dashur vetë të dorëzohet apo i kanë thënë të dorëzohet.

(B.V/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re