Kreu i të drejtave të njeriut në Kombet e Bashkuara tha sot se ndalimi i kalimit të ndihmave në Gaza nga ushtria e Izraelit mund të konsiderohet “përdorimi krizës së urisë si një armë lufte” që përbën një krim lufte.

Vlerësimi erdhi pas publikimit të një raporti ku paralajmërohet për krizë urie në territorin e rrethuar të Rripit të Gazës, e cila mund të përfshijë më shumë se 2 milionë palestinezë, që prej pesë muajsh mbijetojnë mes bombardimeve dhe shkatërrimit.
“Masa e kufizimeve të vazhdueshme të hyrjes së ndihmave në Gaza, së bashku me mënyrën sesi vijojnë të kryhen sulmet, mund të konsiderohet përdorim i urisë si një armë lufte, dhe ky është një krim lufte,” tha komisioneri i të drjetave të OKB, Volker Turk.

Zëdhënsii tij Jeremy Laurence, tha për gazetarët në Gjenevë se përcaktimi final nëse “uria po përdorej si armë lufte” duhet të jepet nga një ‘gjykatë e ligjit’.
“Vuajtja e popullit në gaza Gaza është e pamendueshme,” tha ai.
Agjencitë e ndihmave fajësojnë Izraelin për bllokadën, por qeveria e Benjamin Netanyahu thotë se ‘po ndihmon’ në kalimin e ndihmave dhe shton se “agjencitë humanitare janë me faj për ritmin e ngadaltë të dërgimit të ndihmës”.
Komisioneri Turk shtonte më tej: “Izraeli si fuqi pushtuese, ka detyrim të sigurojë kalimin e ushqimit dhe kujdesit mjekësor për popullatën, si dhe të lejojë punën e organizatave humanitare për dërgimin e kësaj asistence”.
Një raport i organizatës së sigurisë së ushqimit (IPC) shkruante dje se kequshqyerja dhe mungesa e ushqimit kanë arritur kanë arritur në nivele krize urie në veri të Gazës dhe së shpejti priten vdekje nga uria.
Turk tha se kriza ishte “e krijuar nga njeriu” dhe “tërësisht e parandalueshme”.
“Të gjithë, veçanërisht ata me influence, duhet të insistojnë që Izraeli të lehtësojë kalimin e pandalur të asistencës humanitare dhe mallrave komerciale për t’u dhënë fund urisë në Gaza,” shtoi ai.
Zyrtarët shtonin se aktualisht që një kamion ndihmash të hynte në Gaza duhet të priste mesatarisht 20 ditë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re