Në kushtet kur qeveria e Kosovës vendosi rritje 100 % të taksës për produktet serbe, bizneset i bëjnë apel dy qeverive që të shfrytëzojnë këtë situatë me qëllim rritjen e shkëmbimeve tregtar mes Shqipërisë dhe Kosovës.

 

Sipërmarrësit e dy vendeve kanë hartuar një liste me kërkesa që sipas tyre nëse miratohen nga qeveritë respektive ato do të lehtësojnë tregtinë, e cila ka ende një potencial të madh të pashfrytëzuar. Kjo listë i është dorëzuar qeverisë së Kosovës dhe asaj shqiptare, të cilat do të mblidhen në fund të nëntorit.

 

Ne duam që të hiqet pagesa për skanimin për produktet import-eksport mes dy vendeve, pagesat terminalit doganor apo dhe të njihen certifikatat për produkte që i nënshtrohen analizave. Aktualisht shkëmbimet mes Kosovës dhe Shqipërisë arrijnë në 200 mln euro por ndërkohë potenciali është të paktën deri ne 500 mln euro në vit. – thotë Astrit Panaxha kreu i dhomës së tregtisë së Kosovës.

 

Nga ana tjetër bizneset kërkojnë që të jenë prezent në mbledhjen e përbashkët të qeverive me qëllim diskutimin e kërkesave.

 

Ne vërtet jemi dy qeveri jemi dy shtete por duhet të jemi një ekonomi. Dhe kjo i shërben të dy vendeve- thotë Bardhyl Baltëza i bashkimit të prodhuesve shqiptar.

 

Por të njëjtat kërkesa kanë ardhur edhe nga bizneset maqedonase.

 

Të njëjtat kërkesa ne mendojmë se duhet t’ja paraqesim edhe qeverisë së Maqedonisë ku jetojnë 35 % të shqiptarëve

 

Në mënyrë të vazhdueshme bizneset i kanë drejtuar këto kërkesa qeverive respektive, por sipas tyre deri më tani nuk është marrë asnjë prej tyre në konsideratë.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re