Milionat e ardhura nga shqiptarët që punojnë në Britani, të cilat dyshohen se janë përfiruar në rrugë kriminale do të sekuestrohen.
 
Paralajmërimin e ka dhënë Ambasadori Britanise se Madhe në Tiranë,  gjatë një vizite në Dibër. Sipas Norman paratë që fitohen nga krimi në Britaninë e Madhe investohen në Shqipëri.
 
Për këtë arsye autoritetet e të dyja vendeve do të bashkëpunojnë ngushtë për të arritur në bllokim të pasurive me origjinë kriminale për të gjithë të skeduarit nga drejtësia.
 
“Kemi pasur një bashkëpunim të mirë me autoritetet shqiptare, me Ministrinë e Brendshme, për të adresuar sfidat e përbashkëta, duke ofruar mbështetje konkrete për disa institucione. Gjatë takimit të Ministrit të Sigurisë së Britanisë së Madhe Ben Wallace me ministrin e Financave, u diskutua për sekuestrimin e aseteve të grupeve kriminale që operojnë në Angli dhe investojnë në Shqipëri. Duhet bashkëpunim i mirë me autoritetet shqiptare. Kemi bashkëpunim shumë të mirë me Ministrinë e Brendshme”, u shpreh Norman.
Duke qenë se 60% e emigrantëve në Britaninë e Madhe janë nga veriu i shqipërisë, si Dibra, Shkodra dhe Kukësi, Norman tha se numri më i madh i aktiviteteve kriminale të shqiptarëve atje është nga këto zona, të cilët janë në vëmendjen e autoriteteve vendase për veprimtaritë e paligjshme:
 
“60% e shqiptarëve që vijnë në vëmendje të autoriteteve britanike për çështje të emigracionit apo aktivitete kriminale vijnë nga tre rajone në veri të Shqipërisë; Kukës, Dibër e Shkodra, zona që përbëjnë 15% të popullsisë së  vendit”.
 
Gjatë fjalës së tij Ambasadori britanik u ndal edhe te zbatimi i reformës në drejtësi.
 
“Reforma në Drejtësi është me rëndësi në Shqipëri. Luftë jo vetëm krimit por edhe tërheqjes së investimeve të huaja. Ne presim të shohim zbatimin e Vettingut”, vijo ai. 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re