Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas bllokimit të 550 tonë naftë në Ballsh, pasi në bazë të analizave nafta ka rezultuar jashtë cilësisë për t’u tregtuar.
Në një shënim në facebook Rama shprehet se “ata që nxjerrin, përpunojnë apo tregtojnë naftë, janë në shënjestrën e strukturave të shtetit dhe s’do të kenë asnjë shteg jashtë rrugës së ligjit e të standardeve që meritojnë konsumatorët”.
“Kush merret me nafte duhet te zgjedhe: O sipas ligjit o goditjen e ligjit
550 ton karburant jashtë standardeve, gati për të dalë në treg, u bllokuan sot në rafinerinë e Ballshit
Lufta kundër Informalitetit nuk do të ndalet asnjë orë dhe para asnjë subjekti, duke filluar çdo ditë me të mëdhenjtë në radhë të parë!
Ata që nxjerrin, përpunojnë apo tregtojnë naftë, janë në shënjestrën e strukturave të shtetit dhe s’do të kenë asnjë shteg jashtë rrugës së ligjit e të standardeve që meritojnë konsumatorët.
Informaliteti në dëm të cilësisë është po aq i dëmshëm dhe i patorerueshëm, sa edhe informaliteti financiar në kurriz të konsumatorit e të shtetit! #ZeroTolerancëndaj abuzuesve”- shkruan Rama. ()
