Protesta e opozitës ku u bllokuan 4 akse kryesore të vendit çoi në ndjekje penale 23 organizatoret.

 

Sipas policisë bllokimi i rrugëve ka bërë të ndiqen penalisht 23 persona, mes tyre kreu i partisë demokratike Lulzim Basha dhe 12 deputetë të tjerë të opozitës.

 

Mes të proceduarve për akuzat e tubimit të paligjshëm prishjes së qetësisë publike apo dhe bllokimit të mjeteve të transportit është dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

 

Protesta e opozitës 3 ditë më parë zgjati rreth 3 orë ,nga ku u bllokuan akset kryesore të vendit duke paralizuar qarkullimin.

 

Në Milot protestuesit dogjën dhe goma dhe disa prej tyre akuzohen dhe për ndotje të ajrit.

 

Protesta u cilësua si e paligjshme dhe nga ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj i cili falënderoi uniformat blu për ruajtjen e rendit dhe qytetarët për durimin e treguar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re