Analisti Erl Murati, i ftuar në studion e ‘Panorama TV’ ka deklaruar se arsyeja e vetme pse hapja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian u bllokuan, është çështja Beleri.

Sipas Muratit, Beleri duhet të çështje juridike dhe nuk duhet t’i shërbejë për veton në procesin e integrimit, ndërsa shton se  Greqia nuk mund të diktojë zbatimin ose interpretimin e ligjit në Shqipëri.

Kryeredaktori i Gazetës Shqiptare tha gjithashtu se çështja Beleri është trajtuar në tre shkallët e gjykimit dhe të terja kanë vendosur që ta vuajë masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

 “Besoj se arsyeja është vetëm një pse BE ka vendosur të ngrirje procesin e hapjes së negociatave dhe është çështja Beleri. U paralajmërua nga mediat greke për qëndrimin e diplomacisë së Athinës, madje u informuan nga retorika e Ramës në Kongres, i cili në një farë mënyrë e paralajmëroi një veto nga Greqia.

Është një problem i komplikuar që ka dimension politik, diplomatike dhe juridik. Mendoj se është çështje juridike dhe nuk duhet të shërbejë për veton në procesin e anëtarësimit.

Përsa kohë ne i kemi plotësuar të gjitha kriteret për t’u anëtarësuar, mendoj se do të ishte e drejtë që KiE të t’i hapte rrugën.

Besoj se problemi i Belerit është politik dhe personal i Belerit. Çështja Beleri është trajtuar në tre shkallët e gjykimit dhe të terja kanë vendosur që ta vuajë masën e sigurisë arrest me burg.

E vlerësoj që është e padrejtë që ne të shkelim ligjin dhe t’i atribuojmë një personi, për t’u anëtarësuar në BE.

Është çështje juridike, por mund të them se Beleri është arrestuar për blerje votash dhe ka shumë të akuzuar dhe kanë vuajtur dënimin për të njëjtën vepër penale. Duhet të zbatohet vendimi i gjykatës.

Pse Greqia do me doemos të heq Jorgo Goros, më lindin pikëpyetje të mëdha për qëllimet e Athinës zyrtare për ruajtjen e marrëdhënieve të mira ose jo të me Shqiptarët dhe qeverinë. Çështja kryesore mes dy vendeve, është ligji i luftës. Dhe një vend që mban të hapur këtë ligj me ne, nuk mund të diktojë sesi e zbatojmë ose interpretojmë ne ligjin. Dhe çështja e ligjit detar mbetet e hapur. Greqia nuk mund të bëjë presion për një individ”, tha Murati .

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re