Sot Tirana i përket tifozëve, për pasojë ajo është e mbyllur sa i takon qytetarëve të rretheve që nuk kanë një biletë për në stadium ku do të mbahet  finalja e ‘Conference League’ mes Romës dhe Feynord.

Ndërsa prej ditës së djeshme kanë zbritur tifozët e parë të dyja ekipeve, thirrja e autoriteteve në kuadër të marrjes së masave është reflektuar në lëvizjet në autostradat apo rrugët që të cojnë drejt kryeqytetit. Kjo është pamja që ofron sot autostrada Elbasan- Tiranë.

Sikundër duket nga pamjet ajo është tërësisht bosh dhe në përjashtim të ndonjë mjeti të urgjences zor se sheh mjete në qarkullim.

Pamje të tilla na kujtojnë periudhën e pandemisë kur si rezultat i karantinës rrugët ishin bosh.

Kujtojmë se thirrja e ministrit Çuçi dy ditë më parë i cili kërkoi qe asnjë qytetar i rretheve pa biletë të mos udhetonte për në Tiranë se nuk do të lejohej u konsiderua fyese për shumë qytetarë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re