Projektrezoluta e Parlamentit Europian i bën thirrje Këshillit Europian të marrë përsipër përgjegjësitë e veta dhe të veprojë në përputhje me angazhimet e tij. Në tekstin e pr/rezolutës shprehet keqardhje për rolin e Presidentit të Francës dhe disa krerëve të tjerë për bllokimin e një vendimi në Këshillin e kaluar.

Rezoluta e PE u formulua të martën, e pritet të ndryshojë të mërkurën, ndërsa në fillim ishte parashikuar vetëm një debat mbi dy vendet gjatë plenares së Strasburgut.

PE nuk ka fuqi legjislative për vendimet për zgjerimin, por qëndrimet e tij janë të rëndësishme, sidomos në momentin kur pritet të votohen kandidatët e rinj nga Franca, Hungaria dhe Rumania për kabinetin e presidentes së zgjedhur të Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re