Tre nga kontrollorët e “Albcontrol”, të cilët bllokuan punën një ditë më parë në aeroportin “Nënë Tereza” janë ende në polici, pasi për ta është lëshuar urdhërarresti.

Mësohet se ata janë Floresha Ndreca, Muhni Mezini, Armand Pezga, të cilët ishin të vetmit që mbetën në polici pas shoqërimit me dhjetëra prej tyre një ditë më parë.

Këta persona dyshohet se janë organizatorë të situatës në Albcontroll, ku të gjithë kontrollorët njëzëri shpallën paaftësinë e përkohshme për punë.

Sta akuzohen për shpërdorim detyre.

Pas arrestimit, ka folur avokati i tyre:

“Nuk e di me çfarë arsye janë arrestuar. Arsyeja për ndalimin e tyre janë mesazhet në Ëhat’sApp. Mesazhet janë komunikime në një chat grupi që konsiderohen si prova.

Të bëjmë një sqarim, Albcontroli ka vetëfinancim por është në pronësi të Ministrisë. Mund të bëhej financimi edhe nëpërmjet huasë, sikur ka marrë për investime në vitin 2019”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re