Pas aksonit për bllokimin e punimeve normale të Kuvendit nga deputetët e opozitës, socialistët duket se kanë parë si rrugëzgjidhje zhvillimin e komisioneve në distancë.

Kuvendi dhe Grupi PS ka njoftuar sot shtyrjen e mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë dhe zhvillimin e saj online në orën 16:00.

Ndërkohë që demokratët kanë paraqitur rregulloren e Kuvendit, ku në nenin a/5 të realizimi i mbledhjeve online mund të behet vetëm “në rastet e masave të jashtëzakonshme që mund të vendosen për shkak të gjendjes së luftës, gjendjes së jashtëzakonshme ose gjendjes së fatkeqësive natyrore. Mbledhjet e seancës plenare dhe organeve të Kuvendit mund të zhvillohen edhe në distancë nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik”.

Ne reagimin e Grupit te PD thuhet se: “Nuk dihet nëse PS ka shpallur gjendjen e luftës apo të jashtëzakonshme, por kjo procedurë e mbledhjeve online lejohet vetëm në ato raste”.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re