Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka dhënë komentin e tij në nje media lidhur mbi situatën që po kalon Aeroporti i Rinasit, pas protestës së kontrollorëve ajrorë, ku në orët e fundit po garantohet siguria nga Forcat e Armatosura.

‘Nuk bëhet fjalë pë rrethim të vendit të ngjarjes apo kullës. Bëhet fjalë për një prezencë të Policisë Ushtarake që është pjesë integrale e aeroportit të Rinasit.

Ne patrullojmë atje non stop. Sot kemi rritur vigjilencën, sepse cënimi i këtij aeroporti prek sigurinë kombëtare. Forcat e Armatosura, specifikisht policia ushtarake nuk kanë lidhje me kontrollorët, as nuk negociojnë me ata.

Në përcjellim me vëmendje çdo zhvillim që cënon rendin kushtetues, dhe objekte të tilla janë të parat që ruhen.

Dhe duke qenë se ky aeroport është cënuar në mënyrë dramatike, ku qindra udhëtarë janë kthyer, kemi rritur vigjilencën edhe të strukturave tona ushtarake.

Ministria e Mbrojtjes nuk merr pjesë në zgjidhjen e situatës në konflikin me kontrollorët.

Është e papranueshme, pikërisht në këtë periudhë, duket si rastësi, por nuk mendoj se është rastësi, të ndërpritet funksionaliteti i aeroportit, ku edhe për Ministrinë e Mborjtjes po pret stërvitjen më të madhe të 30 viteve ne rajon”, deklaroi Peleshi!.

Shqipëria dhe Forcat e Armatosura vijojnë përgatitjet për të mikpritur “Defender Europe 21”, një nga stërvitjet më të mëdha të ushtrisë amerikane në Evropë.

Për të parë nga afër përgatitjet, vendin tonë e vizitoi zëvendëskomandanti i Ushtrisë amerikane në Evropë dhe Afrikë, gjeneralmajor Joseph F. Jarrard, i cili u prit në një takim nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Ministri Peleshi e njohu gjeneralmajor Jarrard me përgatitjet e deritanishme që vendi ynë ka ndërmarrë dhe e siguroi atë për gatishmërinë e të gjitha strukturave të shtetit shqiptar, me qëllim realizimin me sukses të stërvitjes “Defender Europe 21”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re