Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas bllokimit të punës në aeroportin e Rinasit. Me anë të mesazhi në Twitter, kreu i qeverisë thekson se organizatorët do të kallzohen penalisht dhe do të përballen me ligjin, që ndalon rreptësisht ndërprerjen e aktivitetit të kullës nga ana e kontrollorëve.

Rama shkruan se frymëzuesit e kësaj lëvizje janë Saliu dhe Iliri, që duan mbylljen e aeroportit për të mos ardhur vaksinat!

“Sabotimi i rëndë i aktivitetit të Aeroportit “Nënë Tereza” nuk do të tolerohet!

 Frymëzuesit e kësaj lëvizjeje të çartur çartiste, Saliu që gjuan me gurë digjitalë dhe Iliri, që hedh gurin e markës “Leshko” dhe fsheh dorën, duan mbylljen e aeroportit për të mos ardhur vaksinat!

Organizatorët do të kallzohen penalisht dhe do të përballen me ligjin,që ndalon rreptësisht ndërprerjen e aktivitetit të kullës nga ana e kontrollorëve!

Të tjerët duhet të vendosin menjëherë:O me shtetin në punë o me antishtetin në një proces penal për cënim të sigurisë kombëtare!‘- shkruan kreu i qeverisë. (TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re