Policia ka dhënë detaje për aksionin e mbrëmjes së sotme në Lungomare të Vlorës duke thënë se ka pasur një përplasje verbale dhe fizike mes një grupi të rinjsh, ndaj është ndërhyrë në shoqërimin e tyre.
Në pamjet e siguruara nga Faxweb.al duket se si është shoqëruar me forcë një grup të rinjsh, të cilat janë tepër të ngjashme me filmat aksion. Ngjarja ka tronditur pushuesit dhe qytetarët e Vlorës kur policia doli me shpejtësi për të kapur personat.
Mbetet ende e paqartë se çfarë e ka shkaktuar konfliktin mes të rinjve.(A.M/Faxweb.al)
/faxweb
