Presidenti Ilir Meta:
“Situata e rënduar në sektorin agro-ushqimor dhe përballja me bllokimin e pritshëm të tregjeve për shkak të agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë, i dha tonin takimit shumë të frytshëm që pata sot me përfaqësues të agrobiznesit, prodhuesve dhe përpunuesve të ushqimit, si dhe të sindikatave të fushës së bujqësisë.

Dëgjova me shumë vëmendje shqetësimet e tyre për rritjen e kostove të prodhimit, uljen e konkurrencës dhe rrudhjen e prodhimit vendas, diskriminimin e tij të pashembullt krahasuar me importet.

U angazhova për të ndërmarrë së bashku të gjitha hapat e nevojshme, për të nxitur institucionet përgjegjëse shtetërore për ngritjen dhe zhvillimin e këtij sektori jetik për vendin, me synim mbështetjen e plotë të produkteve “Made in Albania” në funksion të rritjes së konkurrueshmërisë së biznesit shqiptar sidomos në tregjet europiane dhe ndërkombëtare”

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re