Inspektoriati i mbikqyrjes së tregut ka bllokuar 10 mijë lodra fëmijesh që tregtoheshin në vend.

 

Sipas të dhënave ato rezultonin të rrezikshme dhe nuk kishin logon certifikuese të bashkimin europine mbi sigurinë e tyre. Vendimi për bllokimin erdhi pasi analizave ne laboratrët jashtë vendit.

 

Kryeinspektor i mbikeqyrjes së tregut Lavdërim Sahitaj është shprehur se një pjesë e këtyre lodrave janë me probleme fizike.

 

“Një pjesë e tyre janë me probleme fizike, të cila thyhen dhe gëlltiten nga fëmijët, një pjesë e tyre janë me lëndë toksike. Në 40 mostra të marra 32 prej tyre kanë dalë me probleme jashtë normës së lejuar për tregtim.”

 

Inspektoriati i mbiqyrjes së tregut apelon që prinderit të bëjnë kujdes në blerjen e lodrave, ndërsa thonë se nuk ka vend për panik.

 

Prej disa ditësh kane nisur kontrollet e imtësishme lidhur me sigurinë e produkteve që tregtohen, fokusuar më së shumti tek lodrat e fëmijeve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re