Skip to content

Bllokohen 11 mjete lundrimi nga Komani në Dhërmi, gjobiten drejtuesit

Policia ka bllokuar të tjera mjete lundrimi në hapësira detare, të cilat rrezikojnë pushuesit apo nuk kanë dokumentacionin e nevojshëm.

 

Nga Dhërmiu në liqenin e Komanit, janë bllokuar 11 mjete lundruese, nga të cilat 4 Jet Ski, 1 skaf, 1 gomone dhe 5 motovarka artizanale.

 

Drejtuesit e këtyre mjeteve gjithashtu janë gjobitur me gjoba nga 10 deri në 200 mijë lekë.

 

Në Durrës, kapiteni i një motopeshkarexhe libiane, u ndëshkua me gjobë  300 mijë lekë.