Ndonëse nga muaji qershor ka hyrë në fuqi vendimi për të hequr qeset plastike, në disa tregje të fruta-perimeve vijon shitja e tyre.

 

Inspektoriati shtetëror i mbikëqyrjes së tregut njoftoi se ka bllokuar 147 kg qese plastike me trashësi 70 mikronë. Inspektorët kanë sekuestruar të gjithë sasinë, ndërsa thonë se kanë vendosur edhe gjobë prej 500 mijë lekësh, pa publikuar emrat e subjekteve.

 

Inspektoriati paralajmëron se kontrollet do të intensifikohen në të gjithë territorin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re