Në portin e Ankonës në Itali u bllokuan 19 ton mbetje elektro-shtëpiake nga Guardia di Finanza, që shkatërruan edhe një grup të trafikut të paligjshëm të mbetjeve elektrike nga Gjermania.

Kamioni i ngarkuar me këto mbetje ishte nisur drejt Shqipërisë. Aty kishte furra, makina larëse, të ardhura nga Gjermania, ndërsa nga kontrollet u zbulua se në dokumentacion mungonin certifikatat për transportimi i materialeve elektrike të përdorura.

Shoferi i kamionit, shqiptari 25-vjeçar dhe një tjetër shqiptar 44-vjeçar, përgjegjës për transportin, me banim në Gjermani, u proceduan penalisht nga autoritetet doganore. Të dy rrezikojnë gjobë nga 1.550 euro në 26,000 euro, përveç arrestimit deri në 2 vjet.

Ndërkohë në shkurt të këtij viti mbi 25 tonë mbetje të paligjshme, të gatshme për t’u dërguar në Shqipëri, janë bllokuar dhe sekuestruar në portin e Ankonës nga stafi i Agjencisë Doganore dhe Carabinieri del Noe, raportojnë mediat italiane.

Kujtojmë se në vitin 2019 si pjesë e kontrolleve të vazhdueshme nga policia italiane u sekuestruan 65 tonë mbetje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re