Vetëm ditën e sotme, në qytetet e Durrësit dhe të Shijakut janë bllokuar 6 automjete të blinduara, Audi dhe Jeep, të cilat i kishin në përdorim persona që janë vënë në ‘sitën; e Operacionit Forca e Ligjit. Operacioni është në vijim, ndërsa gazetari i Report Tv, Arsen Rusta mëson se personat që u janë bllokuar makinat, janë me inicialet: Xh. T, E.D, B.D dhe L.Gj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re