Në kuadër të ruajtjes së sigurisë në det, policia ka bllokuar gjashtë mjete lundruese në qarkun e Durrës dhe në Shëngjin.

Sipas policisë mësohet se për shkak të mungesë së dokumentacionit të duhur, nga Shëngjini në Kavajë, u bllokuan 6 mjete të tjera lundruese, prej tyre: 4 Jet Ski, 1 skaf dhe 1 gomone dhe janë gjobitur me masa administrative 10 000-20 000 lekë, për mungesa në dokumentacion ose për mosregjistrim të pronësisë mbi mjetin lundrues.

Kontrollet dhe verifikimet vijojnë në të gjithë vijën bregdetare të qarkut.

Policia Kufitare e Durrës apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, që të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete, me qëllim që ata dhe pushuesit e tjerë të jenë të sigurtë dhe të qetë.

Gjithashtu, fton qytetarët që për çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë dhe të përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt, të denoncojnë në numrin pa pagesë 112.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re