Subscribe

Mjaftuan pak minuta reshje masive shiu dhe qyteti i Shkodrës përfundoi nën ujë.

 

Rrugët kryesore u bënë të pakalueshme, pasi niveli i të cilit shkoi në disa centimetra. Shkak u bë bllokimi i kanalizimeve. Problemet më të mëdha ishin në qendër të qyteti, bulevardin “Skënderberg” dhe lagjen “Xhabije”.

 

Nga prezenca e madhe e ujit në rrugë u shkaktuan vështirësi në lëvizjen e mjeteve, por dhe këmbësorëve.

 

Përkeqësimi i kushteve atmosferike nga ana tjetër detyroi autoritetet e portit të Durrësit që të pezullojnë daljen në det për mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit.

 

Situata po monitorohet nga ana e kapitenerisë, ndërsa vijon normalisht lundrimi i trageteve drejt Italisë dhe anasjelltas. Pavarësisht detit të trazuar, mëngjesin e kësaj të premteje, mbërritën në Durrës dy tragete të linjës së Barit.

 

Edhe në Portin e Vlorës, për 24 orët e ardhshme u vendos që anijet e vogla të mos dalin në det. Kjo për shkak të dallgëve dhe erës së fortë. Ndërkohë vonesa nga moti i keq pritet të ketë dhe në linjën e trageteve me Brindisin.

 

Problem mbeten dhe zonat malore në qarkun e Korçës. Prej ditës së hënë fshati Panarit, krahas bllokimit, vuan mungesën e energjisë elektrike. Nga reshjet e dendura të borës, janë rrëzuar disa shtylla te rrjetit elektrik

 

Ndërkohë punonjësit e OSHEE janë duke punuar por ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit dhe dendësisë së borës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re