Bllokohen pusetat dhe kanalizimet/ Uji ‘pushton’ qendrën e qytetit të Beratit brenda 30 minutave, vështirësohet qarkullimi i mjeteve dhe këmbësorëve

berat permbytje

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Kanë mjaftuar vetëm 30 minuta shi i furishëm që qendra e qytetit të Beratit të notojë në ujë. Gazetarja Eneida Petova raporton për “BalkanWeb” se si pasojë e rreshjeve të shiut është mbuluar nga uji vendi i quajtur “Axhensi” në Berat. Prania e shiut në rrugën kryesore të qytetit ka vështirësuar jo vetëm lëvizjen e automjeteve por edhe të këmbësorëve.

Shkak për këtë përmbytje të rrugës janë bërë bllokimet e kanalizimeve të ujërave të larta dhe puseta në aksin Gjykatë-Axhensi. Është dashur ndërhyrja e punonjësve të pastrimit për të zhbllokuar pusetat në rrugë si dhe normalizimi i reshjeve të shiut,që uji në qendrën e qytetit të tërhiqet pas 30-minutash.

Por edhe pse uji u tërhoq nga rruga dhe u krye zhbllokimi i qendrës së qytetit,ajo që mbeti pas është balta e lluca,që po pastrohet. Bllokimet e rrugëve kryesore në Berat ndodhin shpesh sidomos në rastet e shiut të pandërprerë e me furi që nxjerrin jashtë funksionit kullimin e ujërave të larta në pusetat e rrugës,që janë të amortizuara prej vitesh.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë