Një anije ruse është bllokuar mbrëmjen e sotme në portin e Durrësit. “BalkanWeb” mëson se mjeti i lundrimit ishte me gurë, ndërsa kishte dy javë në radhë në pritje që të shkarkohej.

Po ashtu bëhet e ditur se anija që ishte nisur nga Rusia dhe si destinacion kishte vendin tonë, është bllokuar me urdhër të Gjykatës së Durrësit.

Shkak është fakti se nuk është rënë dakord për çështjen e pagesës, mes palës dërguese dhe asaj pritëse. Pritet që të tjera detaje të dalin në dritë mbi ngjarjen në fjalë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re