Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton bllokimin e aksit Elbasan-Qafë Thanë, në zonën e Mirakës, deri më 20 shkurt.

Sipas njoftimit, shkak bëhen punimet e shtrimit me binder, me qëllim lehtësimin e qarkullimit të mjeteve që kalojnë në këtë aks

Njoftimi i ARRSH:

Në zbatim të punimeve të kontratës “Zgjerimi i rrugës Elbasan–Qafë Thanë, Faza II”, në zonën e Mirakës kanë filluar punimet e shtrimit me binder, me qëllim lehtësimin e qarkullimit të mjeteve që kalojnë në këtë aks.

Punimet do të zgjasin deri më datë 20 shkurt.

Ju njoftojmë se në këtë segment, gjatë kryerjes së punimeve, qarkullimi i mjeteve do të kryhet me një sens lëvizjeje.

Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve si dhe të banorëve të zonës!

LEXO EDHE: “Korridori VIII” rrugor dhe hekurudhor/ Si po ecën realizimi i aksit strategjik në territorin shqiptar?

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re