Prej një viti, studentët e Fakultetit Ekonomik nuk po marrin dot diplomat. Sipas tyre, në 2017 kur studentët janë regjistruar, fakulteti nuk i ka përcjellë listën rektorit, por QSHA-së
Ata i kanë lënë afat 10 ditë rektoratit që të firmosë diplomat, pasi në të kundërt çështjen do ta dërgojnë në gjykatë.
“Ne diskutuam me drejtorin e Kurrikulës, i paraqitëm problemin, kemi një kërkesë, brenda 10 ditësh, se ka kaluar më shumë se një vit pa u pajisur me diploma. Ai na shpjegoi korrespodencat, por nuk kemi pasur një zgjidhje. Ne kërkojmë të na vendosë në dispozicion dokumentacionin.
Çështja çalon këtu, në 2017 kur studentët janë regjistruar, fakulteti nuk i ka përcjellë listën rektorit, por QSHA-së, kjo është në shkelje.
Ne kemi bërë një kërkesë dhe përgjigja që presim përpara se t’i drejtohemi gjykatës është të pajisemi me diploma.
Sot nuk u zgjidh gjë, pasi dje rektorati ia ka çuar listat fakultetit të Ekonomisë. Pas 10 ditësh dokumentet do i çojmë në gjykatë”, deklaruan studentët.
/shqip
