Duke filluar nga ora 17:00 deri ne orën 18:00 të kësaj të enjteje, dogana e Qafë Thanës do të jetë e bllokuar. Për një orë puna në hyrje dhe në dalje në këtë pikë kufitare do të ndërpritet. Ndërkohë pas kësaj ore, gjithçka do t’i rikthehet normalitetit.
 
Shkak për këtë bllokim mësohet se është bërë opozita maqedonase, e cila do të mbajë sot një protestë. Tubimi behet kundër arrestimit te 6 deputeteve të VMRO- DPMNE, lidhur me ngjarjet e përgjakshme ne parlamentin e Maqedonisë me 27 prill, kur u sulmuan Zoran Zaev,  Ziadin Sela dhe Radmilla Sheqerinska.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re