Bllokohet në Llixha të Elbasanit hoteli i ish-deputetit të PD-së në Elbasan, Aurel Bylykbashi.

Kryeministri Rama ka publikuar foton e hotelit të bllokuar gjatë aksionit anti-informalitet, po ka fshirë emrin, ndërsa Report TV mëson se bëhet fjalë pikërisht për hotelin e ish-deputetit të PD-së në Llixha.

Kryeministri shkruan se numërimi mbrapsht ka nisur dhe humbja do të jetë e rëndë për çdo shkelës.

“Stop informalitetit. A i’a vlen humbja që sjell bllokimi ligjor për përfitimet nga shkelja e ligjit?! Kushdo që shkel ende ligjin le t’i bjerë lapsit. Numërimi mbrapsht ka nisur dhe humbja do të jetë e rëndë për çdo shkelës” thotë Rama në një postim në Facebook.

Bylykbashi pak javë më parë u shoqërua në polici, pasi gjatë krijimit të Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë tha: Ka vëllavrasje, ka luftë civile? Le të ketë!!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re