Goditet një tjetër aktivitet kriminal i Lulzim Berishës. Operacioni Forca e Ligjit ka vënë sërish në shënjestër kreun e bandës së Durrësit ku ka sekuestruar 1.2 milionë litra naftë dhe një magazinë doganore në Durrës, në pronësi të Lulzim Berishës dhe shtetasit Enver Shoshi.
Sipas Forces se Ligjit, edhe pse subjektit i ishte hequr licensa, ata përmes shantazheve vijonin aktivitetin duke krijuar monopol kërcënues në industrinë e peshkimit.
Kjo nuk është hera e parë që OFL vë në shënjestër të Lulzim Berishën. Ai ishte një nga emrat e parë të skeduar për deklarimin e pasurisë gjatë fillimit të punës se structures se posacme.
Pak muaja me pare OFL kërkoi sekuestrimin e 21 pronave të Lulzim Berishës, 4 prej të cilave të bllokuar në procese të tjera gjyqësore.
Nga lista e pronave agjentet zbuluan disa prej tyre nuk ishin regjistruar në emrin e Berishës si pallate në Qerret, sipërfaqe tokash dhe prona të tjera të patundshme.Një pjesë e madhe e këtyre pronave ishin në emrin e motrës së tij Luljeta Berisha, por edhe të afërmeve të tjerë.
Ndërkohë që Gjykata Speciale sekuestroi makinën e blinduar të tij ndërsa pasuritë e tjera u lanë të lira pasi nuk u vërtetua lidhja e tyre me botën e krimit.
