Policia Kufitare në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë kanë bllokuar një mjet lundrues në “Gjirin e Shën Janit” që dyshohet se kryente peshkim të paligjshëm. Policia njofton gjithashtu se drejtuesi është ndëshkuar me masë administrative 10 000 lekë të rinj.

Varka me dy persona në borg u konstatua në afërsi të gjirit të Shën Janit dhe pas kontrollit rezultoi se nuk kishte dokumentacionin e nevojshëm në bord. Gjithashtu, në një enë termus-mbajtëse u gjet një sasi peshku i llojit “Sarmua”. Policia gjobiti drejtuesin me 10 000 lekë të rinj, si dhe bllokoi mjetin lundrues.

Policia Kufitare vijon hetimet në bashkëpunim me specialistët e Inspektoriatit të Peshkimit Vlorë, për evidentimin dhe ndëshkimin e shtetasve që dyshohet se kryejnë peshkim të paligjshëm, duke përdorur lëndë plasëse.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re