AKU  në kuadër të një aksioni për kontrollin e furgonave që furnizojnë lokalet dhe marketet në të gjithë qarkun e Vlorës por dhe më gjerë, ndaluan një furgon në qytetin e Sarandës me 40 kg qumësht të skaduar para 4 muajsh, 31 kuti me çaj sherebel të skaduara para një viti.
 

 
Menjëherë u bë bllokimi i produkteve të skaduara dhe u mor masa administrative me gjobë në vlerën 200.000 lekë.
 
Po ashtu drrejtoria rajonale e AKU në Vlorë në kuadër të aksionit për kontrollin e restoranteve në bregdet u gjobit një biznes pasi ushtronte aktivitetin në mungesë të kushteve higjieno-sanitare.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re