Me nisjen e procesit zyrtar të votimit në të gjithë vendin janë shfaqyr edhe problematikat e para.

Panorama TV mëson se nga 6 qendrat e votimit në shkollën Dora d’Istria në tre prej tyre nuk është hapur ende procesi i votimit.

Mësohet se në njërën prej tyre nuk punon pajisja e identifikimit elektronik, në një tjetër nuk punon kamera dhe nuk është paraqitur operatori i pajisjes elektronike.

Problematikat e para janë shfaqur edhe në Durrës, pasi në disa qendra votimi nuk ka nisur ende. Shkak është bërë problrematikat me kamerat me pajisjet PEI.

Probleme me pajisjen elektronike ka pasur edhe në qendrat e votimit në qarkun e Shkodrës.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re