Probleme me votimin elektronik janë shfaqur edhe në shkollën “Dëshmorët e Lirisë” në kryeqytet.
Gazetari Ervin Leka raporton për Panorama TV bën me dije se pritet që pas vonesave pritet të zëvendësohet pajisja elektronike ose në të kundërt do të ketë një nisjen e procesit me votimin tradicional me fletë votimi.
Vonesat kanë shkaktuar radhë të qytetarëve që presin për të votuar. Ata thonë për mikrofonin e Panorama TV se po presin prej të paktën një ore.
“Nuk është hapur qendra e votimit. Kam dhënë qendrën e votimit në momentin që kam ardhur. Po presim në radhë”, shprehen qytetarët.
Në orët e para të mëngjesit në këtë qendër votimi ka qenë i pranishëm edhe kryekomisioneri Ilirjan Celibashi i cili ka mbikëqyrur nga afër procesin.
