Hetimi i Komisionit për Incineratorët u bllokua sot nga Partia Socialiste. Deputetët e saj nuk morën pjesë sot në mbledhjen e lajmëruar më herët nga kryetarja e Komisionit Hetimor, Jorida Tabaku.

Mospjesëmarrja e deputetëve socialistë ndikon në mosarritjen e kuorumit për shumicën, duke bllokuar kështu sipas PD-së, hetimin për incineratorët.

Mbledhja e Komsionit Hetimor të Inceneratorëve u bllokua nga PS një javë pas arrestimit nga SPAK të ish ministrit të Mjedisit Lefter Koka. Partia Demokratike dërgoi në SPAK padinë penale për incineratorët në tetor 2020

. Kryeministri Edi Rama është në krye të listës së të kallëzuarve, por deri tani ndaj tij, ministrave të tjerë dhe kryebashkiakëve socialistë nuk është bërë asnjë veprim nga SPAK.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko