Ndërtimi i “Unazës së Madhe” në Tiranë, ka nxjerrë sërisht banorët e zonës së “Astririt” në protest.
 
Ata kanë bllokuar mëngjesin e kësaj të premte sërisht rrugën dhe kanë deklaruar se nuk do të lejojnë prishjen e banesave deri në amrrjen e dëmshpërblimit.
 
Me pankarta në duar banorët kanë zënë të dyja anët e Unazës së Re, duke bllokuar totalisht qarkullimi.
 
Në vendin e protestës kanë shkuar edhe forcat e policisë.
 
Prej disa ditësh banorët po protestojnë për të kundërshtuar prishjen e banesave duke kërkuar dhe bisedime me qeverinë.
 
Banorët shprehen se projekti është zgjeruar dhe prek 490 objekte dhe jo 300 sa thotë qeveria.
 
Ata thonë se i kanë banesat në proces legalizimi, ndërsa nuk do lejojnë prishjen e tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re