Moti i keq ka sjell pasoja në rrugën e Arbërit. Mësohet se si pasojë e reshjeve të shiut, është bllokuar një pjesë e kësaj rruge.

Bllokohet totalisht qarkullimi në dretjm të Tiranës dhe Dibrës.  Rëshqitja  e dherave ka ndodhur pranë Qafës së Murrizit.

Masivi i dheut i rënë prej afro 1 ore ka bërë që dhjetra mjete që ishin nisur drejt Tiranës të bllokohen në rrugë duke krijuar varg të gjatë makinash.

Në këtë rrugë krijohen vazhdimisht problematika me qarkullimin e automjeteve sa herë zona përfshihet nga moti i keq.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re