Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, aksi i rrugës së Arbrit, bypass-Qafë Murrizë është bërë i pakalueshëm për mjetet.

Për këtë arsye Policia Rrugore apelon drejtuesit e mjeteve që të ndjekin aksin e vjeter Klos-Burrel-Ulëz, deri në pastrimin e bypass nga firma kontraktore.

Policia Rrugore ka shtuar prezencën e saj në të gjitha akset rrugore, dhe apelon për kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit.

Në rast nevoje kontaktoni në nr 112 ose në Komisariatin Dixhital.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re